zoom

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

E rëndë në Korçë/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, ku fqinjët, të shqetësuar pasi nuk kishin arritur të komunikonin me të për disa kohë, kanë njoftuar menjëherë policinë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilët kanë ndërhyrë për hapjen e derës së apartamentit.

Brenda banesës, 84-vjeçarja është gjetur pa shenja jete. Sipas të dhënave paraprake, e moshuara jetonte e vetme.

Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka shenja dhune dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura