Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e së premtes, ku brenda pak orësh humbën jetën dy persona nga e njëjta familje.
Rreth orës 19:30, 42-vjeçari Aleksandër Marku u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës, në fshatin Lalm. Sipas Policisë, nga verifikimet e para nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Pak më vonë, pas marrjes së lajmit tragjik për humbjen e djalit, nëna e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri. Trupi i saj u gjet nga familjarët.
Të dy trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./ Zoom.al