Aplikacion
Një 62-vjeçare shqiptare me emrin Miranda është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Athinë, Greqi.
Sipas policisë greke, viktima ka plagë dhe shenja dhune, por porta e banesës ishte e mbyllur dhe nuk kishte shenja thyerje.
Autoritetet greke dyshojnë se krimi është kryer prej bashkëshortit të viktimës, i cili nuk është gjendur në banesë. Ajo ishte nga qyteti i Fierit, ndërsa bashkëshorti nga Bilishti dhe kishte probleme me alkoolin.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit. Zënkat mes çiftit ishin të shpeshta kohët e fundit, ndërsa ata jetonin pa leje qëndrimi në Greqi.