zoom

Aktualitet

EMRI/ Arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari, pjesë e grupit të fuqishëm kriminal të “Pojës” në Durrës

EMRI/ Arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari, pjesë e grupit të fuqishëm kriminal të “Pojës” në Durrës

Gertin Aliu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit Ura, është arrestuar në Belgjikë.

44-vjeçari akuzohet si pjesë e grupit të fuqishëm kriminal të Xhevdet Troplinit, i njohur ndryshe si “Poja”, në Durrës.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç”, njoftuan blutë.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.

Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.

Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Postime të lidhura