Aplikacion
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për verifikimin e masave të sigurimit të 14 të arrestuarve gjatë operacionit “URA”.
Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest me burg për 11 të dyshuarit dhe masën detyrim paraqitje tre të tjerëve, mes tyre dhe për avokatin Armand Tragaj.
GJKKO ka vendosur masën arrest me burg për Orgest Molla, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori dhe Alfred Hysa.
Ndërkohë për Bexhet Mema, Ervis Deti dhe Armand Tragaj ka dhënë masën detyrim paraqitje.
Kujtojmë që gjatë seancës avokati Tragaj ka dekaruar se ai nuk ka lidhje me grupin kriminal, duke theksuar se dyshimet e arsyeshme të ngritura nga pala italiane nuk lidhen me asnjë provë të vetme.
Më tej ai ka kërkuar që të jetë pranë familjes, për shkak se është mjaft i rënduar psikologjikisht, dhe po ashtu ka njeërz të sëmurë.
“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndoj situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër të sëmurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten më femijë të vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka deklaruar Tragaj para gjykatësve.