zoom

Aktualitet

EMRAT/ Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga e 1 në kërkim

EMRAT/ Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga e 1 në kërkim

Një grup që dyshohet se kishte kthyer vjedhjet duke thyer automjete dhe banesa në “biznes” është goditur në Sarandë.

Pas hetimeve të Policisë janë arrestuar katër persona, ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin në bashkëpunim dhe, vetëm gjatë periudhës 25-27 qershor, kanë kryer gjashtë vjedhje në zona të ndryshme të Sarandës. Ata dyshohet se kanë thyer xhamat e pesë automjeteve dhe kanë hyrë edhe në një banesë, duke marrë shuma parash, laptopë, tableta, sende me vlerë dhe dokumente personale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Focus” u arrestuan në flagrancë Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës; Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë; Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier.

Postime të lidhura