zoom

Aktualitet

“Plaka trembet, thotë pse kaq shumë!”, bisedat e drogës mes vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona!

“Plaka trembet, thotë pse kaq shumë!”, bisedat e drogës mes vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona!

Komunikimet e zbardhura nga aplikacioni i enkriptuar Sky ECC kanë nxjerrë në dritë qarkullimin e miliona eurove që dyshohet se janë përfituar nga trafiku ndërkombëtar i kokainës nga grupet kriminale të goditura së fundmi nga SPAK.

Në qendër të hetimit qëndrojnë organizatat e drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Pacani, ndërsa një rol kyç në furnizimin me lëndë narkotike dyshohet se ka pasur Salvatore Aliu.

Sipas dosjes hetimore, vëllezërit Salvatore dhe Isa Aliu konsiderohen figura të rëndësishme të këtij rrjeti. Prokuroria dyshon se Salvatore Aliu ishte një nga furnitorët kryesorë të kokainës për grupet kriminale, ndërsa Isa Aliu merrej me administrimin dhe fshehjen e parave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Bisedat e përgjuara tregojnë se Isa Aliu informonte vazhdimisht vëllain e tij për milionat euro cash që ruheshin në Shqipëri. Në një komunikim të gushtit 2020 ai i raporton Salvatore Aliut se dispononte rreth 6 milionë euro, ndërsa vetëm pak javë më vonë shuma kishte arritur në afro 10 milionë euro. Në të njëjtat biseda përmendet edhe ardhja e 20 milionë eurove të tjera.

Mesazhet hedhin dritë edhe mbi mënyrën se si ruheshin paratë, deri në pikën që, sipas komunikimeve, nëna e tyre ishte alarmuar nga sasia e madhe e eurove të mbajtura në banesë.

Biseda mes vëllezërve:

Isa Aliu: Ato që kanë dhënë lekët.
Salvatore: Aty në Shqipëri?
Salvatore: Se do t’i mbyll llogaritë me të gjithë.
Isa Aliu: Këtu janë bërë rreth 9 milionë e 800.
Salvatore: Dua të shoh sa lekë të kanë dorëzuar ty.
Salvatore: Edhe si t’i kanë dorëzuar, do m’i kalosh.
Isa Aliu: Me atë që kam mbledhur…
Salvatore: Nuk i dua kështu.
Salvatore: I dua në total.
Isa Aliu: OK.
Salvatore: I dua sipas mënyrës si t’i kanë dorëzuar.

Salvatore: Ose si i ke mbajtur të shënuara.

Isa Aliu: Po, i kam shënuar.

Isa Aliu: Natën, zemër, plaka ka filluar të trembet.
Salvatore: Pse?
Salvatore: Për çfarë?
Salvatore: Çfarë ka?
Isa Aliu: Po, sa herë vjen dikush dhe më sheh…
Salvatore: Po s’ka gjë, çfarë ka parë?
Isa Aliu: Po pra.
Isa Aliu: Habitet.
Salvatore: Mbushja një dyshek.
Salvatore: Që të flejë rehat.
Isa Aliu: Thotë: “Pse ekzistojnë kaq shumë?”
Salvatore: Janë edhe 20.
Salvatore: Akoma.
Salvatore: Që duhet të vijnë.

Postime të lidhura