Aplikacion
Dy reperët e njohur të muzikës Emminem dhe Snoop Dog kanë lënë pas mëritë e së shkuarës dhe kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri.
https://www.youtube.com/watch?v=o0P8qPwTaCM
Kënga e re titullohet “ From D 2 the LBC ” dhe sapo është pubiluar në kanalin You Tube ka marrë mjaft shikime. Titulli nuk është pa kuptim pasi është një shkurtim për qytetet që ata kanë kaluar gjithë karrierën e tyre si Detroit, Michigan dhe Long Beach, Kaliforni.
“Kjo ndoshta duhet të kishte ndodhur pak më parë,” tha Eminem duke ju referuar bashkëpunimit .Kjo shënon herën e parë që dyshja kanë punuar së bashku në më shumë se dy dekada. Videoja muzikore është konceptuar e gjitha nga regjisori James Larese. Përgjatë videos disa minutëshe mund të shihen dy reperët duke u transformuar në personazhe të animuar .
Në duet nuk përmenden mosmarrveshjet mes tyre por në vend të kësaj kjo këngë feston ribashkimin e tyre. Hera e fundit që dy titanët e hip-hop-it u shfaqën në të njëjtën këngë ishte në vitin 2000 . Projekti i papritur vjen vetëm katër muaj pasi Eminem dhe Snoop ndanë skenën së bashku gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl ./L.K
/Zoom.al