Aplikacion
Një vrasje ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër, ku në lagjen Rus u ekzekutua me armë zjarri një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Viktima është shtetasi Naim Bajri.
Disa minuta pas vrasjes në markatë, makina që dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës.
Trupi i viktimës ndodhet ende në trotuar, në afërsi të një bar kafeje, ndërkohë që zona është një nga më të populluarat në qytetin e Shkodrës./ Zoom.al
