Aplikacion
Eksperti Fatos Çoçoli ka ngritur alarmin ditën e sotme për cilësinë e qumështit pluhur që vjen nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Duke folur në një studio televizive ai është shprehur se shpeshherë qumështi pluhur për bagëtitë që vjen nga jashtë, shitet si produkt për fëmijët brenda vendit.
“Është qumështi pluhur për bagëtitë që të vjen në tryezë për ta pirë foshnja jote”- shprehet eksperti.
Sipas tij, kjo lidhet me mungesën e kontrollit nga ana e autoriteteve.
Eksperti thekson gjithashtu se çmimi i rritur i produkteve të shportës por jo vetëm, nuk justifikohet me cilësinë.
https://www.instagram.com/reel/DUtGE_cE_3k/?igsh=MWc2azBqenduY3NrNw==