zoom

Të gjitha

Ekskluzive/ Einxhel Shkira vërtet shtatzënë? Këto foto janë tepër dyshuese

Një histori dashurie e lindur brenda një reality show, dy personazhe publike të shumëkomentuara prej romancës në fjalë, emocione të forta, dedikime dhe një pikëpyetje e madhe: A janë Einxhel Shkira dhe Dj Dagz në pritje të një fëmijë?

Në një kohë kur mediat rozë shkruajnë se moderatorja do të bëhet nënë për herë të parë, Zoom.al ka siguruar këto dy fotografi të çiftit:


Einxhel dhe Dagz janë fotografuar duke shëtitur rrugëve të Prishtinës, ku vihet re se ish-banorja e Big Brother VIP mban veshur rroba tepër komode; ndër të tjera një bluzë (T-shirt) të gjerë, që nxit dyshime. Mos Shkira po fsheh diçka? Ende dyshja nuk ka reaguar në lidhje me lajmet e shtatzënisë.

Saga e thashethemeve rozë nisi kur Einxhel uroi Dagz për ditëlindje dhe në fund të postimit shkroi: “Ne të duam”, për ta ndryshuar më pas në “Të dua”./ Zoom.al