zoom

Të gjitha

“Jam unë ajo që e bezdis mamin”/ Mimoza Ahmeti dhe vajza e saj në të parin rrëfim të rrallë

“Jam unë ajo që e bezdis mamin”/ Mimoza Ahmeti dhe vajza e saj në të parin rrëfim të rrallë

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe vajza e saj Eir janë shfaqur në një intervistë ku kanë rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta dhe marrëdhënia e tyre. Eir këto ditë ndodhet në Tiranë ku edhe ka interpretuar dy ditë më parë në një eveniment me këngë e poezi bashkë me nënën e saj.

Të ftuara në “Wake Up” ato treguan se sa mund të jenë të ngjashme aq edhe ndryshojnë. Fakti që janë shkrimtare të dyja sa i bashkon, aq edhe i diferencon. Eir tregoi se ajo e kritikon më shumë Mozën duke i kërkuar sipas saj të futet në binar në krijimet e saj dhe të jetë larg abstraktes.

Eir: “Ka një moment, unë jam ajo që e bezdis më shumë mamin me idetë sepse përpiqem, ndonjëherë edhe e teproj, që ta fus mamin në binarë. I them: “Shiko, përpiqu që ta bësh edhe pak më mainstream. E kuptoni se edhe arti ka nevoje të kuptohet se ndryshe rrezikojmë të humbasim brenda abstaktes. Unë jam armike e abstraktes. Kritika vjen në momentin final. Nuk e bllokon fazën e krijimit. I marrim gjërat me qetësi.”

Moza: “Eir është më racionale. Mua më pëlqen kuturisja. Unë nuk kam nevojë dhe nuk të më kuptojnë. Unë dua të më ndjeni. Rinia fillon me daljen e zemrës jashtë kuptimeve.” Eir tregoi se ka patur një marrëdhënie paksa ndryshe me mamanë të cilën e konsideroi jo si një nënë tradicionale e cila e ka lejuar të shprehet dhe mos të ketë frikë./L.K

/Zoom.al