zoom

Të gjitha

Einxhel mungon këtë spektakël, banorët tregojnë përjetimet nga aksidenti

Einxhel mungon këtë spektakël, banorët tregojnë përjetimet nga aksidenti

Banorja Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të një dëmtimi që pësoi në krahun e saj.

Banorët fillimisht nuk e kuptuan rëndësinë e situatës dhe prandaj reagimi i tyre erdhi me vonesë.

‘’Ne nuk e besuam në fillim, para se të hidhej ajo bëri humor se do të thyente një kockë. Ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme nëpër lojra’’,- tha Arjola.

‘’Të na falni për të qeshurat por në fillim nuk e kuptuam. Por ajo është një vajzë e fortë dhe do ta kalojë me sukses’’,- shtoi Monika.

Nga ana tjetër edhe Iliri tregoi se loja që provoi Einxhel kërkon një përgatitje të madhe fizike.

Postime të lidhura