Aplikacion
Edhe Vlora u zgjua këtë të mërkurë me reshje të dendura shiu.
Mjaftuan vetëm 40 minuta shi me intensitet të lartë dhe uji vërshoi në lagjet kryesore të qytetit.
Lagjia “Pavarësia”, zona e Skelës, lagjia “28 Nëntori”, “Rilindja” dhe shumë rrugë të tjera janë nën ujë.
Përmbytjet po shkaktojnë probleme në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Rrugët më problematike ku është pezulluar çdo lëvizje si e mjeteve, por dhe e kalimtarëve janë rruga “Hasan Kushta” dhe “Xhebro Gjika”, përkatësisht në lagjet “Rilindja” dhe “28 Nëntori”.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës