zoom

Aktualitet

E rëndë në Mirditë, 45-vjeçarin e zë korrenti

E rëndë në Mirditë, 45-vjeçarin e zë korrenti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Përlat i Epërm, në Mirditë, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari banues në Durrës, ndodhej pranë banesës së vjehrrit të tij, ku dyshohet se kishte shkuar për të verifikuar një problem me furnizimin me energji elektrike.

Ai është ngjitur në një shtyllë elektrike dhe ka rënë në kontakt me rrymën.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 45-vjeçarit./ Zoom.al

Postime të lidhura