Aplikacion
Një person ka humbur jetën gjatë peshkimit në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Balldre, ku peshkatari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në rrethana ende të paqarta.
Goditja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ende nuk janë bërë publike të dhëna mbi identitetin apo moshën e personit që humbi jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al



