zoom

Të gjitha

E reja shqiptare mbyt fëmijën e saj 2 vjeçar në Spanjë

E reja shqiptare mbyt fëmijën e saj 2 vjeçar në Spanjë

Një ngjarje ka tronditur Spanjën, ku një grua shqiptare dyshohet se ka vrarë fëmijën e saj rreth 2 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin të Alicante, të shtunën e 11 qershorit, ku 32-vjeçarja shqiptare është arrestuar nga policia.

Sipas mediave pas vrasjes së vogëlushit të saj, e reja shqiptare ka tentuar të vrasë veten.

Nga hetimet është zbuluar se fëmija ka pasur një “vdekje të dhunshme”, ndërkohë që ka përfunduar në spital vëllai binjak i viktimës, i cili kishte plagë të ngjashme me ato viktimës në të gjithë trupin.

Ka qenë vetë gruaja shqiptare, e cila ka thirrur shërbimet e urgjencës, duke kërkuar një ambulancë që t’i vinte në ndihmë djalit të saj, i cili në ato momente ka qenë pa ndenja, për shkak të një goditjeje të fortë, që sipas 32-vjeçares, i ishte shkaktuar aksidentalisht teksa luante.

Shërbimi i urgjencës ka vërtetuar vdekjen e vogëlushit, për shkak të arrestit kardiorespirator. Pikërisht në atë moment ata kanë pikasur në shtëpi edhe vëllanë binjak të viktimës, i cili si 2-vjeçari i ndjerë, kishte disa mavijosje, që tregonin për keqtrajtim nga e ëma, që ishte e vetmja bashkëjetuese në banesë.

Për të vërtetuar ngjarjen horror, viktima është dërguar në spitalin e Alicante-s, ku i janë kryer analizat radiodiagnostike, që vërtetuan se për shkak të dëmtimeve të pësuara, veçanërisht fraktura, nuk bëhej fjalë për ngjarje aksidentale, por për vrasje. Autoritetet lokale pritet të vendosin ditën e martë për nënën e të ndjerit dhe binjakut, që ndodhet në spital me plagë të shumta në trup.