zoom

Aktualitet

E marta e zezë! Bilanci tragjik brenda disa orësh në vend, 3 të vrarë me thikë dhe një i plagosur me tritol

E marta e zezë! Bilanci tragjik brenda disa orësh në vend, 3 të vrarë me thikë dhe një i plagosur me tritol

E marta ka qenë një ditë e zezë për vendin, me katër ngjarje të rënda kriminale të regjistruara në Shkodër, Durrës, Tiranë dhe Berat.

Në Shkodër, në orët e para të mesditës, 38-vjeçari Enea Busukja mbeti i plagosur pasi automjetit të tij iu vendos tritol. Shpërthimi ndodhi në momentin kur ai ndezi makinën, duke shkaktuar panik në zonë.

Në Durrës, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik. 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, pas një konflikti në banesë.

Ndërkohë në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin “City Lounge”, humbi jetën pasi u godit me thikë nga Filip Shehu, kuzhinieri i të njëjtit lokal. Ngjarja dyshohet se erdhi pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve.

Ndërsa në Berat, pas një sherri për motive të dobëta, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kastriot Hoxha) goditi me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Katër krime brenda pak orësh, që pasqyrojnë një bilanc tragjik të dhunës që ka përfshirë vendin gjatë ditës së sotme. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të secilës ngjarje.

Postime të lidhura