Aplikacion
Një tjetër vrasje ka tronditur vendin ditën e sotme.
Pas krimeve në Durrës e Tiranë, raportohet se një 42-vjeçar është goditur me thikë në Kalanë e Beratit.
„Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën“, njoftuan blutë.
Viktima është identifikuar si Keli Hoxha, banues në Tiranë, ndërsa autori i dyshuar është Kristo Mema.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 63-vjeçarit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.
Njoftimi:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.