Aplikacion
Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Durrës, ku djali raportohet se ka vrarë babanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallnur të Durrësit. Sipas informacioneve, autori i dyshuar është me probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se ka goditur të atin me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Autori është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike./ Zoom.al