Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15.30 tek Komuna e Parisit ku picieri ka masakruar me thikë kuzhinierit brenda ambienteve të një lokali që ndodhet në zonën e Komunës së Parisit.
Të dy, si viktima, Indrit Ismaillari, ashtu edhe autori i dyshuar, Filip Shehu., ishin punonjës të të njëjtit “City Lounge”.
34-vjeçari Ismaillari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 41-vjeçari Shehu u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Burime nga hetimet bëjnë me dije se mes dy punonjësve kishte pasur prej kohësh debate dhe konflikte, ndërsa autori i dyshuar ka pretenduar se ishte bullizuar nga viktima.
Ndërsa Zoom.al ka sjellë pamjet e lokalit ku ndodhi edhe krimi i rëndë.
