Aplikacion
Është gjetur dhe arrestuar autori i vrasjes me thikë në kalanë e Beratit, Kristo Mema.
Autori u gjet i fshehur te “Shpella e Memecit” pranë kishës, përballë Urës së Goricës disa orë pas ngjarjes.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites, ku 63-vjeçari qëlloi për vdekje me thikë 42-vjeçarin nga Tirana, Keli Hoxha, i cili kishte shkuar për të vizituar Beratin së bashku me familjen e tij.
Dyshohet se dy burrat u konfliktuan pasi Hoxha nuk kishte paguar para për fotot që fëmjët e tij bënë me kalin e autorit. Zoom.al/



