zoom

Të gjitha

“Italiane dhe ka zakone të tjera”/ Prishet miqësia mes Einxhel-Beniada ?!

Miqësia mes Beniada Nishanit dhe Einxhel Shkirës ishte shumë e ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe u duk sikur vajzat do ta ruanin ende po të njëjtën marrëdhënie dhe pas mbarimit të reailty show-t. Por mesa duket nuk ndodhi aspak kështu.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dy ish-banoret nuk janë parë të jenë takuar me njëra-tjetrën. E ftuar në emisionin “Why Not”, Einxhel ka zbuluar se si qëndron e vërteta e krisjes së miqësisë mes tyre.

Sipas moderatores së njohur, ato thjesht kanë rastisur me njëra-tjetrën disa herë por nuk kanë pasur takime. Arsyeja përse nuk kanë pasur kontakte është se Beniada nuk i ka numrin e telefonit.

 “Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur por ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit akoma prandaj. Kështu e mora vesh, kjo ishte arsyeja përse nuk kemi komunikuar. … Nuk e di… i kisha thënë brenda në shtëpi që ditën e fundit se nuk do tja jepja numrin e telefonit dhe mesa duket e ka marrë shumë për bazë dhe as nuk e ka kërkuar. Më tha që do të më merrte në telefon çdo mëngjes për të më zgjuar dhe kisha frikë se mos ndoshta do ta bënte me të vërtetë këtë gjë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse mbase kanë pasur ndonjë hatërmbetje mes tyre, Shkira u shpreh se çdo gjë që kanë pasur për tu sqaruar e kanë bërë brenda shtëpisë dhe nuk ka mbetur gjë tjetër.

“Çfarë ka pasur për tu folur mendoj se është folur aty brenda dhe në qoftë se ndonjëra nga ne nuk e ka gjetur mënyrën ose nuk e ka ndjerë nevojën të sqarojë ndonjë gjë kur kemi dalë atëherë do të thotë që nuk ka asnjë gjë për të sqaruar”, tha Einxhel./L.K

/Zoom.al