Aplikacion
Policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar për përfshirje në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin disa ditë më parë.
29-vjeçari Nevzat Spaho, person me të kaluar penale, u kap në Prrenjas pas një operacioni disaorësh të forcave të rendit. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, ai dyshohet se ka qenë ekzekutori që ka qëlluar me armë viktimën.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se arrestimi i Spahos është rezultat i një ndjekjeje intensive dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë pa ndërprerje për zbardhjen e plotë të rastit.
Ky arrestim pritet të ndihmojë në sqarimin e motivit të vrasjes dhe në përcaktimin e rolit të secilit të dyshuar. Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në ekzekutim.