zoom

Aktualitet

Detaje nga vrasja në Elbasan, si u kap një nga autorët

Detaje nga vrasja në Elbasan, si u kap një nga autorët

Naldo Gjini dyshohet si një ndër personat kryesorë të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku u vra në një atentat mafioz Mondi i Mëhallës.

Gjini është ndaluar një natë më parë, teksa po tentonte të largohej nga Kosova.

Ai dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si makina e përdorur në ngjarjen kriminale.

Naldo Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Ndërkohë, policia ka kryer kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.

Biznesmeni Mëhalla, sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij dhe hyri në makinën tip “Range Rover”, u qëllua 3 herë me plumba pistolete, 2 prej të cilëve e kapën në kokë, ç’ka solli vdekjen e menjëhershme. Sipas dinamikës së zbardhur nga hetuesit e Elbasanit, një prej autorëve ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe ka qëlluar.

43-vjeçari me 2 emra nuk ishte person i panjohur për policinë, pasi kishte precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit./ Zoom.al

Postime të lidhura