Aplikacion
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka në Elbasan, e cila ndodhi para dy ditësh.
Mes të arrestuarve janë ish-ortaku i tij dhe roja e një karburanti. Ata po merren në pyetje nga grupi hetimor.
Sipas hetimeve, Mond Mëhalla ka patur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili nga ana tjetër, ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes së Mëhallës. Ndërsa roja i pikës së karburantit, dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjes.
Policia po heton gjithashtu Naldo Gjonin, i cili ndodhet nën shoqërim. Forcat e rendit kontrolluan natën e kaluar banesën e tij në Lezhë, pasi dyshohet se ai përdori makinën “Audi” që u dogj pas ngjarjes.
Naldo Gjoni u ndalua një ditë më parë në Rrugën e Kombit.
Biznesmeni Edmond Hyka, i njohur gjithashtu si Mond Mëhalla, u qëllua sapo doli nga biznesi dhe u ekzekutua në makinën e tij me dy plumba. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e tjerë të përfshirë në krim./ Zoom.al