Aplikacion
Dy shqiptarë lexuan një njoftim në një faqe eskorte, morën numrin e telefonit, e telefonuan dhe caktuan një takim treshe në Cremona të Italisë. Kur shoqëruesja e artit Miranda ka hapur derën, dy klientët kanë zbuluar se eskorta ishte një transeksual.
Si pasojë, ata e kanë rrahuar, goditur me thikë në fyt dhe janë larguar me 500 euro, një kompjuter dhe disa telefona inteligjentë.
Miranda i ka denoncuar dy shqiptarët, 32 vjeç dhe 30 vjeç, të cilët tashmë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane.
Pas arrestimit është zbuluar se njëri prej shqiptarëve punonte si kamerier, kurse tjetri merrej me tregti makinash.