Aplikacion
Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në fshatin Gërmenj të Divjakës, ku një 66-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e motomjetit elektrik që drejtonte.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor, duke pësuar dëmtime të shumta në trup dhe në kokë.
Drejtuesi i motomjetit, i identifikuar si Llambri Shkoza, ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Testi i alkoolit i kryer nga policia rezultoi pozitiv.
Pas ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, 66-vjeçari u transportua drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas mjekëve, gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme./ Zoom.al