zoom

Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë shpejtësia e lartë. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të devijojë nga rruga dhe të përplaset me një bordurë betoni përpara se të përfundonte jashtë saj.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të lehta dhe është ndihmuar menjëherë nga shërbimet e emergjencës. Ndërkohë, automjeti ka marrë dëmtime të konsiderueshme materiale.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura