Aplikacion
Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu me anë të një deklararate për mediat sot në 6 maj renditi një sërë masash të ndërmarra nga Policia e Shtetit.
Ziu u shpreh se po merren masa të ashpra, me qëllim që të garantohet siguria në rrugë.
Ai tha se shkak kryesor për aksidentet është shpejtësia e lartë. Drejtori për Rendin deklaroi se duke pasur parasysh shkaqet e aksidenteve, janë duke u marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Për shkak të aksidenteve të shumta rrugore, janë marrë masa shtesë nga policia. Patrullat e Policisë Rrugore do të ndërhyjnë kur konstatojnë sjellje arrogante në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara apo rreziqe të tjera në rrugë, sidomos në akse kombëtare. Shërbimet e Policisë Rrugore do kryejnë kontrolle dhe në zona urbane, për përdorim celularësh, rripat e sigurimit. Parkimet e gabuara do të jenë në qendër të vëmendjes. Kontrollet do jenë kryesisht me mjete inteligjente.
Ngelet shqetësuese sjellja e keqe në rrugë. 1009 shtetas janë arrestuar gjatë këtij viti. Mbi 82 mijë drejtues mjetesh janë ndëshkuar tejkalim shpejtësie. 60 mijë drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mbajtje celulari gjatë ecjes me mjet. Shpejtësia e lartë është shkaku më i lartë i aksidenteve të rënda. Kontrolle do ushtrohen dhe në lagje”, tha Ziu.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit