Aplikacion
Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi paralajmëroi masa ndëshkuese për deputetët e opozitës që shkaktuan rrëmujë në Parlament këtë të enjte.
Duke folur për mediat pas përfundimit të seancës, Çuçi deklaroi se Partia Socialiste ka bërë kërkesë në Komisionin e Etikës për përjashtimin e deputetëve që kryen akte dhune.
Se kush janë përgjegjësit, shtoi Çuçi, do të kuptohet nga kamerat e sigurisë në sallë.
“Sot ishte një shfaqje e shëmtuar në Kuvend. Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Ne nuk kemi rrëzuar asgjë. Ka një vendim për një komision bipartizan dhe ta themi qartë dhe për shqiptarët.
Vendimi për ngritjen e komisioneve e thotë qartë, një bashkëkryetar nga PS dhe një nga opozita. Janë kushtet që të fillojmë për reformën. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD dhe nuk ka pritur vendimin tonë. Pa marrë akoma përgjigje, si mund të kërkohet.
Besoj se do mblidhet shumë shpejt Komisioni i Etikës për përjashtimin e deputetëve. Ne e kemi bërë kërkesën. Do duhet të hapen kamerat dhe të shohim kush është përgjegjës”, u shpreh Bledi Çuçi.
Deputetët e opozitës, me veprimet e tyre të dhunshme, pamundësuan zhvillimin normal të seancës plenare.
Ish-kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren dhe u fut “live” në “Facebook”, që ndjekësit e tij të dëgjonin fjalën e tij.
Me mbylljen e seancës, administrata e Kuvendit fiku dritat, por Sali Berisha e deputetët e tij vijuan që të mbajnë fjalime. Sipas Berishës kjo është dita e parë e revoltës së tyre për të mbrojtur sipas tij parlamentarizmin.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës