Aplikacion
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi këtë të martë, pasi deputetët nuk e votuan raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve.
Kryesuesi i seancës tha se do t’i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tej.
Kjo situatë, për Albin Kurtin tregon një sulm të brendshëm institucional ndaj Kosovës.
“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, tha Albin Kurti në rrjetet sociale pas dështimit të seancës.
Më herët, deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit për t’u betuar si deputet./ Zoom.al
EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri