zoom

Aktualitet

Deputetja Jorida Tabaku i bashkohet protestës te Kryeministria

Deputetja Jorida Tabaku i bashkohet protestës te Kryeministria

Mes mijëra protestuesve që kanë mbushur bulevardin me thirrje kundër klasës politike, është shfaqur edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Prania e saj nuk ka kaluar pa u vënë re, sidomos në një protestë ku dominonin sloganet kundër të dy kampeve politike.

Protestuesit kanë brohoritur në kor “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka mbaru, edhe Berisha ka mbaru”, si dhe “opozitë e shitur, opozitë e shitur”, duke shprehur pakënaqësinë jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës.

Postime të lidhura