Aplikacion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mirsad Shkreta, ka denoncuar në polici vjedhjen e 50 mijë eurove në banesën e tij në Prishtinë.
Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka parë se i është vjedhr banesa në Prishtinë dhe ka njoftuar Policinë.
Mediat në Kosovë raportojnë se deputeti ka thënë se gjatë intervistimit, se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi.
Sipas tij ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij.
Deputeti i maxhorancës ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditën e enjte.