Aplikacion
Vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në komisionet parlamentare ka nxjerrë në pah mospërputhje qëndrimesh brenda grupit të Partisë Demokratike.
Burime bëjnë me dije se gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, disa deputetë demokratë kanë shprehur hapur rezerva ndaj vijimit të bojkotit, duke argumentuar se pjesëmarrja në komisionet që trajtojnë reforma të rëndësishme do të ishte më efektive politikisht. Mes zërave kundër kësaj linje janë përmendur Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja.
Përballë këtyre qëndrimeve, kreu i PD-së, Sali Berisha, mësohet të ketë theksuar se vendimmarrja përfundimtare nuk do të mbetet vetëm në nivel grupi parlamentar, por do t’i kalojë për shqyrtim kryesisë së partisë.
Situata vjen në një moment kyç, pasi ka përfunduar afati për përfshirjen e opozitës në komisione./ Zoom.al