Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk synon marrjen e pushtetit përmes dhunës, por përmes garantimit të votës së lirë dhe respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.
Gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se ndryshimi politik duhet të vijë vetëm në rrugë demokratike, duke nënvizuar se partia që ai drejton do të angazhohet për të krijuar kushte reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Partia Demokratike nuk vjen në pushtet me dhunë. Ne do të hapim rrugën për votën e lirë dhe për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës në këtë vend”, u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij, kreu i opozitës u ndal edhe te situata e përmbytjeve në disa zona të vendit, duke deklaruar se PD është angazhuar në evidentimin e dëmeve brenda mundësive që ka. Ai garantoi qytetarët e prekur se zëri i opozitës do të jetë i fortë dhe i vazhdueshëm në mbrojtje të tyre.
Berisha akuzoi qeverinë për mungesë përgjegjësie ndaj emergjencave natyrore, duke thënë se shteti duhet të marrë përsipër dëmshpërblimin e plotë të banorëve të prekur nga përmbytjet, në vend që t’u faturojë atyre fajin për situatën e krijuar.
Sipas tij, përmbytjet janë një emergjencë kombëtare që kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe jo justifikime apo zhvendosje të përgjegjësisë./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari