Aplikacion
I dashuri i Kourtney Kardashian, Travis, Barker nuk mund t’i mbante sytë as edhe një moment larg saj, teksa ajo mbante veshur një palë bikini shumë të vogla për format trupore bombastike.
42-vjeçarja është fotografuar së fundmi në një jaht luksoz në Itali, teksa shijon rrezet e diellit së bashku me partnerin e saj.
Kourtney dukej në top formë me rroba banjat neoni teksa shëtiste rreth bregdetit italian. Nga ana tjetër, rokeri e ndihmoi me kënaqësi nënën e tre fëmijëve, teksa po ngjiste shkallët për të hipur në jaht, pasi kishte notuar në det.








