Aplikacion
Zoom.al ka siguruar pamjet e momentit kur agjentët e BKH-së kanë shkuar në banesën e Erion Veliajt për kontroll.
Në video shihen 5 agjentët të BKH-së qëndrojë tek shkallët e pallatit ku banon kryebashiaku i Tiranës.
Raportohet se ata kanë shkuar rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt, por nuk iu është hapur dera dhe kanë qëndruar mbi 1 orë pritje.
Më pas oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut, ndërsa mësohet se është sekuestruar edhe celulari i bashkëshortes asë tij, Ajola Xoxa.
Mësohet se kryebashkiaku Veliaj është në hetim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, si edhe nën hetim pasuror së bashku me familjen.
Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme më 30 Prill ku u mor në pyetje në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
View this post on Instagram