zoom

Sport

Conte i mallkuar në Europë, Champions League “mollë e ndaluar” për trajnerin italian

Në karrierën e tij si trajner, Antonio Conte ia ka dalë të fitojë shumë tituj. Karriera e tij nisi të ndryshonte pasi mori në drejtim Juventusin e më pas erdhën edhe triumfet me Chelsean apo Interin, pa lënë mënjan drejtimin e kombëtares së Italisë.

Por, nëse në Serie A apo Premier League, Conte ka gjetur mënyrën për të festuar, në Champions League apo kompeticionet e tjera europiane gjithnjë ka çaluar.

Së fundmi Conte nuk mundi të shkonte përtej fazës së 1/8-tave me Tottenhamin e tij që u eliminua nga Milan.

Dhe, nëse shohim statistikat e Contes në Champions League, ai nuk ka shkuar kurrë përtej fazës së çerekfinaleve, një arritje me Juventusin në sezonin 2012/13.  Ndërkohë, në vitin 2014, Conte dhe Juventusi i tij dështuan që në grupe.

Më pas, Conte rikthehet në Champions League në sezonin 2017/18, kohë kur ishte në krye të Chelsea-t. Në vitin 2020, Conte nis Champions League me Interin dhe eliminohet sërish në fazën e grupeve.

Aventura me Interin vijon edhe në edicionin pasardhës të Champions ku sërish zikaltërit nuk shkojnë përtej fazës së grupeve.

Tashmë, vjen sërish një tjetër dështim në krye të Tottenham me Conten që duhet të presë ende për të ndryshuar historinë e tij në kompeticionin më të rëndësishëm europian. /zoom.al/