zoom

Aktualitet

Avokati i Erdgys Arrazi: Është në gjendje të rëndë psikologjik. Ja pse nuk shkoi në varrim

Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari ka treguar se klienti i tij është në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Lidhur me faktin se ai nuk ka shkuar në varrimin e fëmijëve të tij, u shpreh se dje ka qenë policia që nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij, ndërsa sot prokuroria e ka lejuar, por ka qenë drejtoria e burgjeve që nuk e ka lejuar.

Po ashtu ai tha se dëshira e Erdgys Arrazit ishte që bashkëshortja e tij, Alma Arrazi dhe fëmijët të mbytur në lumin Bunë, të varroseshin në të njëjtin vend.

“Nuk ka pasur dëshirë t’i ndajë, prandaj ka kërkuar që edhe e shoqja të prehet pranë fëmijëve. Nuk ka dashur që t’i ndajë. Por Erdgysi është në gjendje të rëndë psikologjike. Në momentin që takon klientin tim me atë lloj gjendje, është shumë e vështirë të diskutosh për gjëra të tjera”, u shpreh avokati duke mos dhënë detaje lidhur me akuzat që i bëhen klientit të tij.