zoom

Aktualitet

Mori leje për të shkuar në varrimin e fëmijëve, por Erdgys Arrazi s’ishte në ceremoninë mortore

Erdgys Arrazi nuk mundi të shkonte në varrimin e fëmijëve të tij.

Edhe pse Drejtoria e Burgjeve i dha leje Erdgys Arrazit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij, 31-vjeçari nuk ka marrë pjesë.

Kjo për shkak se policia nuk ka marrë përsipër shoqërimin e tij në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

Sot 8 maj dy fëmijët e mitur, Gresi dhe Arditi janë varrosur në Shkodër, ndërsa nëna e tyre, Alma Arrazi do të varroset në Durrës ne qytetin ku banon babai i saj.

Ndërkohë dy ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit vajza tjetër e familjes, Ergesa 9 vjeçe e cila u mbyt në lumin Bunë bashkë me nënën, motrën dhe vëllanë.