zoom

Bota

Donald Trump shpallet fajtor nga gjykata. Për çfarë akuzohet ish-presidenti

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpall këtë të enjte fajtor për 34 akuza që rëndojnë ndaj tij.

Referuar mediave të huaja, Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen.

Ky i fundit i kishte paguar aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me Trump të një dekade më parë.

Diskutimet për akuzat ndaj Trump zgjatën dy ditë dhe në përfundim, trupa e përbërë nga 12 anëtarë jurie shpalli ish-presidentin fajtor, duke e bërë kështu Donald Trump ish-presidentin e parë që dënohet për vepër penale.

Gjyqtari Juan Merchan caktoi seancën e radhës dëgjimore më 11 korrik.