zoom

Bota

Juria e shpalli fajtor për 34 akuza, aktori Robert de Niro reagon për Trump: Drejtësia u vendos!

Lajmi se Juria e Gjykatës e shpalli fajtor për 34 akuza ish-presidentin Donald Trump, është pritur me gëzim dhe pakënëqësi nga dy kampe, teksa nuk munguan as reagimet publike, përfshi edhe figura të njohura të artit.

Mes tyre edhe aktori i njohur Robert De Niro, i njohur si kritik i hershëm i Trump, i cili ka reaguar në lidhje me shpalljen fajtor të ish-presidentit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, De Niro u shpreh i kënaqur që një gjyq kaq i gjatë përfundoi në një mënyrë të tillë.

“Drejtësia u vendos” shkroi ai në një postim në rrjetin social “X”.

De Niro njihet si kritik i ish presidentit, ndërsa më parë kishte deklaruar se Trump donte të shkatërronte SHBA-të. Ish-presidenti tani rrezikon një dënim të rëndë, teksa edhe ëndrra presidenciale duket e djegur. /ZOOM.AL/