Aplikacion
“Ndeshja e kthimit është gjithmonë e rrezikshme, pavarësisht nga rezultati i arritur në ndeshjen e parë. Një gol mund të ndryshojë shpejt situatën.Duhet të jemi të përqendruar që në fillim. Nesër do të jetë një ndeshje fantastike, me një atmosferë fantastike. Është gjysmëfinale e Europa League, është një spektakël”, tha ai.
Kurse tekniku i Atalantës, Gasperini iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Europa League ndaj Marseille, ku takimi i parë u mbyll 1-1 dhe Gjimshiti me shokë tentojnë finalen dhe trofeun e parë europian.
“Ajo që ndjen në qytet është e jashtëzakonshme, frikë, pritje dhe emocion, është diçka ndryshe nga ndeshja. Nëse jam i shqetësuar për këtë gjë? Jo, kjo është një nxitje për më shumë, aq më tepër kur arrin në këto takime duhet ta prezantosh veten në mënyrën më të mirë të mundshme
Mendoj se nuk duhet të vendosim kufij, sekreti është të mendojmë gjithmonë më shumë. Nga pikëpamja taktike, nuk keni shumë kohë për t’u përgatitur për këto ndeshje. Mund të ketë dy ose tre variacione për njëmbëdhjetëshen e nesërme”, tha ai.
Në dy takimet e tjera të Conference League, Fiorentina viziton Pragën teksa ka fituar 3-2 në vajtje, kurse Olimpiakos pret Aston Villa, pas fitores 4-2 takimin e parë. /ZOOM.AL/