zoom

Lajme

VIDEO/ Muçi shkëlqen në Turqi, shënon një gol për finale dhe kualifikon Beshiktashin

Ernest Muçi protagonist në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij. Sulmuesi shqiptar realizoi gol me Besiktas, në ndeshjen e kupës ndaj Ankaragucu, duke e çuar skuadrën në finale.

Ylli kuqezi e kërkoi gjatë gjithë pjesës së parë rrugën e rrjetës, por nuk e gjeti dot, ndërsa në të 70-tën ndezi festën vendase në stadium me një të djathtë të fortë.

Muçi po përshtatet mjaft mirë te Besiktas, skuadër me të cilën po luan ndeshjet e para. Në kampionat, në 11 ndeshje, ka realizuar 3 gola. Sa i takon Kupës, Besiktas është një nga pretendentët kryesorë për të fituar trofeun.

Muçi me shokë në finale do të përballen me fituesin e Trabzonsop-Karagumruk. /ZOM.AL/