Aplikacion
Besiktas fitoi me shumë vuajtje Kupën e Turqisë, pas suksesit 3-2 ndaj Trabzonspor, në finalen e luajtur ndaj Atatürk Olimpiyat (Istanbul).
Një sfidë mjaft emocionuese, në një stadium të mbushur plot me tifozë dhe deri në frymën e fundit e me shumë gola.
Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Ernest Muçi, që bëri paraqitje të mirë, edhe pse nuk shënoi. beshiktash u surprizua nga rivalët fraksionin e parë të lojës, por arriti të barazonte me një penallti në shtesën e pjesës së parë.

Në të dytën kaloi në avantazh duke e përmbysur rezultatin, por Trabzonspor arriti të barazpeshonte afër fundit. Në minutën e 4-t shtesë Beshiktash arrin të shënojë golin e fitores dhe të Kupës.
Për Muçin ky është trofeu i parë me Besiktas, sukses ky i ardhur vetëm disa muaj pas nisjes së aventurës me këtë skuadër. Rashica, u aktivizua në pjesën e dytë. /ZOOM.AL/
Rama e pranon: Edhe socialistët e punonjësit e administratës pjesë e protestës në Bulevard