zoom

Të gjitha

Çmimi i “kripur” që duhet të paguani për Eleni Foureira

Çmimi i “kripur” që duhet të paguani për Eleni Foureira

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është duke korrur sukses të jashtëzakonshëm në Greqi. Në 12 qershor ajo do të jetë në një nga restorantet më të mira në Mykonos, ku do të performojë live.

Mediat greke kanë shkruar së fundmi se për të rezervuar tavolinat e para afër skenës, bileta kushton 1000 euro, ndërsa në vijën më pas 500 euro.

Por pavarësisht çmimit, biletat janë drejt përfundimit. Ky restorant është një nga më të famshmit dhe magjepsësit në botë dhe i shton për të dytin vit radhazi një notë të veçantë jetës së natës së ishullit aq shumë të preferuar.