Aplikacion
Luleshtrydhja e bardhë është një varietet ende jo shumë i njohur, i prezantuar në botën e ushqimit në vitin 2020 nga Instituti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimore të Universitetit të Floridës.
Kjo lloj luleshtrydheje ka Iindur nga kryqëzimi i një varieteti japonez dhe luleshtrydhes “klasike” të kuqe për të sjellë një shije të re dhe fantastike për konsumatorët në të gjithë botën.
Ky varietet nuk ka lidhje me ngjyrimet kimike që u bëhen disa produkteve.
Bardhësia e tyre lidhet me faktin se proteina përgjegjëse për pigmentimin e kuq nuk është e pranishme në këtë varietet, mangësi e cila nuk ndikon aspak në profilin e vlerave ushqyese.
Megjithatë, aspekti më interesant i luleshtrydhes së bardhë është shija e saj delikate dhe e butë, e cila të kujton disi edhe shijen e aromën e ananasit.
Ky është një varietet i preferuar më së shumti nga shefat e kuzhinës, për t’i dhënë recetave të tyre jo vetëm një pamje të pazakontë por edhe një shije unike.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës