zoom

Të gjitha

“Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes”/ Ish-ikona Chanel “kryqëzon” Madonna-n për operacionet

“Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes”/ Ish-ikona Chanel “kryqëzon” Madonna-n për operacionet

E ftuar në emisionin “Sept a Huit”, aktorja franceze dhe ish-fytyra reklamuese e Chanel, Carole Bouquet, ka folur për kirurgjinë estetike dhe ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar këngëtaren Madonna.

Në vijim të bisedës, Bouquet përdori shembullin e korrigjimeve estetike të Madonnas për t’i mbështetur fjalët e saj me dëshmi.

“Më falni, por i pashë fotografitë e Madonnas dhe më zuri paniku, më trembi. Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes? Nuk është ajo. Është dikush tjetër. Për femrat nuk është e lehtë të përballen me plakjen, por është pjesë e jetës” – është shprehur tutje Carole.

Carole Bouquet ka luajtur në më shumë se 40 filma dhe do të mbetet më e njohur për rolin e saj si e dashura e James Bondit në filmin e vitit 1981, “For Your Eyes Only”, me Roger Moore në rolin e agjentit sekret.

Përveç rolit të përmendur, ajo fitoi zemrat e publikut ndërkombëtar me rolin e saj në dramën-komedi të suksesshme “Trop belle pour toi” (1989), me të cilën fitoi çmimin Cesar për aktoren më të mirë./L.K

/Zoom.al