zoom

Të gjitha

Capital T llaston me dhurata Adrola Dushin!

Prej disa kohësh tashmë, dyshja e njohur Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë mes tyre. Megjithëse janë përpjekur ta mohojnë lidhjen e re, faktet i kanë nxjerrë gjithmonë zbuluar.

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ishte arratisur drejt ishujve Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi publikoi disa foto e video nga pushimet në Maldive, teksa të gjithë vunë re se ai shoqërohej edhe nga një person tjetër. Në një video dukej ushqimi i përgatitur për dy persona, që do të thotë se nuk ka qenë i vetëm.

Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar.

Më vonë ishte Adrola Dushi ajo që publikoi foto nga një ishull dhe vendi ishte shumë i ngjashëm me atë që shihej në imazhet e publikuara nga Capital T.

Ndërkohë së fundmi Adrola dhe Capital T kanë udhëtuar sërish bashkë drejt një vendi tjetër. Të dy kanë postuar foto në Instagram nga New York-u, vend në të cilin ndodhen aktualisht bashkë. As këtë herë nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit, që nuk u shpëton asgjë.

“Rastësi që t’i dhe Capital T jeni në New York!/ Capitalin me vete e ke?/ Capital T sa të mirë jeni të dy shkoni shumë më vjen mirë që jeni bashkë? M’i bëj të fala Capital T”, janë disa nga komentet në profilin e Adrolës.

Cifti vazhdon të ndodhet në New York, teksa publikojnë foto me të njëjtin location, por thjesht nuk shfaqen së bashku në të njëjtën pozë. Mbrëmë, reperi i ka bërë dhuratën më romantike partneres së tij, të cilën Adrola s’na e kurseu në rrjete sociale.

Ajo mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, ndërsa gëzimi i lexohej fare qartë në portret.